Mjegulla e dendur ka mbuluar mbrëmjen e sotme zonën e Krujës dhe Kurbinit.
Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, si pasojë e mjegullës është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Mjegulla ka nisur prej disa orësh e vijon të jetë prezent në këto zona. Në keto kushte, autoritetet kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes.



