Kosova do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Kosova do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Kosova do t’i akordojë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump medaljen më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi informoi Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

Në letrën e drejtuar Trump, ai i shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e tij personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Dy ndihmësit e Trump, këshilltari për sigurinë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari special i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të punojnë për normalizimin e lidhjeve ekonomike.

Thaçi ftoi presidentin Trump të vizitoi Kosovën.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë ranw dakord të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja pasoi diskutimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan më 3 shtator në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, dhe të dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër ra dakord që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy