Banorët e 6 fshatrave në Njësinë Administrative Tregan në Elbasan kanë dalë në protestë për të mbrojtur burimin e ujit në fshatin Muçan.
Banorët thonë se 6 biznesmenë kanë nisur punimet për të marrë ujë direkt nga burimi, duke rrezikuar që vetë ata të mbeten pa ujë të pijshëm.



