Vizita e Princit Charles në ambientet e një supermarketi në Britani, mori jehonë ndërkombëtare pas një incidenti krejt të pazakontë.
Princi i Uellsit dhe Dukesha vizituan zyrat qendrore të një rrjetit të njohur supermarketesh në Bristol, për të falenderuar punonjësit për angazhimin e tyre në shpërndarjen e ushqimeve gjatë periudhës së pandemisë.
Por krejt papritur, njërit prej punonjësve i ra të fikët dhe u përplas në tokë.
Mediat britanike shkruajnë se ai u ndje keq si pasojë e emocioneve që po përballej me madhërinë e tij.
Fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të mëdha, por rënia e tij shqetësoi pa masë Princin, i cili i qëndroi pranë deri sa u sigurua që nuk ka problem për shëndetin.



