Trump nga Twitteri bën thirrje që guvernatorët të hapin shtetet

Trump nga Twitteri bën thirrje që guvernatorët të hapin shtetet

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi në SHBA mori të premten një kthesë të mprehtë politike, ndërsa presidenti Donald Trump, kritikoi katër guvernatorë demokratë për masat e marra për parandalimin e pandemisë në shtetet e tyre.

Protestat e qytetarëve që kundërshtojnë masat e izolimit, janë përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA. Virginia, Michigani, Nju Xhersi, Kentaki dhe Minesota janë shtetet ku tashmë protestuesit duken më të shumtë dhe të organizuar në numër.

Presidenti republikan shënjestroi tre shtete të lëkundshme ndaj propozimit për rihapjen e vendit, Michiganin, Minesotan dhe Virginian, ku militantët e tij konservatorë gjatë kësaj jave kanë ngritur dhe protesta masive, duke sfiduar me forcë urdhrat qeveritare për izolimin në shtëpi.

Trump i dha zë një mesazhi që përkrahësit e tij e kanë shprehur këtë javë gjatë protestave të tyre në rrugë dhe veçanërisht në qytetet Lansing, Shën Pali dhe Richmond, duke publikuar disa postime në Twitter, ku shkruan: Lironi Michiganin, Lironi Minesotan dhe Lironi Virginian.

Trump ka arsyetuar në postimet e tij në Twitter, dukë thënë se masat e vendosura nga këto vende janë mjaft të rënda.

Michigani kishte vendosur masat më të rrepta për parandalimin e pandemisë, pasi guvernatorja Gretchen Whitmer, i zgjati masat deri në fund të muajit prill.

Protestuesit që kundërshtojnë masat e marra nga shtetet, të mërkurën thërrisnin “burgoseni Whitmer”, një thirrje kjo e ngjashme me ato që dëgjoheshin përgjatë mitingjeve të fushatës së Trump, kundër rivales së tij demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton.

Në qytetin industrial të Michiganit, guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer tha të premten se shpresonte që pjesë të ekonomisë të futeshin në punë, duke filluar nga 1 maji.

Michigani një shtet që Trump e fitoi me një shumicë të ngushtë në vitin 2016, është përballur me një ritmet më të shpejtë në vend të rritjes së infeksionit, por banorët kanë bërë presion për të rihapur ekonominë, madje duke protestuar mbi këtë çështje.

Presidenti Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj atij që pritet me shumë gjasë të jetë kandidati i demokratëve, Joe Biden, publikoi të enjten udhëzime të reja me tre faza që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë ndërsa vendi vazhdon të luftojë pandeminë.

Të enjten Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera në verilindje të vendit e zgjatën afatin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri më 15 maj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy