Operatorët turistikë të Durrësit denoncojnë publikisht inspektorët e ushqimit, mjedisit, ndërtimit, etj., se krijojnë shqetësim gjatë aktivitetit të tyre.
Shqetësimin e ngritën gjatë takimit me kreun e Inspektoriatit të Përgjithshëm, ku dhe kërkuan që kontrollet të kryhen jashtë sezonit turistik.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për “MCN Live” se kontrollet e shumta gjatë sezonit turistik dëmtojnë imazhin e Durrësit.
Po ashtu operatorët pretendojnë se inspektorët largohen nga subjekti ose duke vënë gjobën ose duke marrë ryshfetin.
Operatorët turistikë kanë kërkuar që kontrollet të shtrihen nga janari deri në maj, pasi është një investim i bërë ndër vite, por jo në sezon, pasi personat me uniformë krijojnë shqetësim për turistët.
Përfaqësuesit e biznesit nuk përjashtojnë asnjë nga inspektorët që shkojnë në bizneset e tyre. Sipas tyre turistët i pyesin se pse bëhen kontrolle, nëse ka shqetësim për sigurinë apo rendin në objektet ku janë akomoduar.
Në shqetësimet e ngritura prej tyre kanë përmendur një ligj, ku çdo subjekt privat duhet të ketë një impiant të ujërave të zeza për t’i larguar ato dhe për mos t’i derdhur në det. Shqetësim është ngritur dhe për mungesën e ujit të pijshëm.
Inspektorët largohen nga subjekti ose duke vënë gjobën që varion deri në 30 milion lekë të vjetra ose duke marrë ryshfetin.
Dje u denoncuan rastet e ryshfeteve të majme, në këmbim të fshirjes së gjobës.



