Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve të shkollave të arsimit të mesëm dhe të detyrueshëm edhe në qytetin e Durrësit.
Në këtë proces kanë qenë të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Vaksinimet po kryhen në mjediset e shkollës “Jan Kukuzeli”, ndërsa pritet që sot të vaksinohen 220 mësues nga shkollat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Durrësit.
“Janë 41 shkolla në vend që po bëhen vaksina. Është mbajtur nën vëzhgim stafi mjekësor nga epidemiologët. Janë plotësuar formularët. Ka patur pak hezitim por ekspertë janë shprehur se do presim fjalën e tyre”, tha Manastirliu.
Nga ana e tij Rama qetësoi mësuesit se nuk ka asnjë shqetësim të veçantë, ndërsa theksoi se në Shqipëri kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.
“Presin EMA-n. Nëse thonë ndaloje do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona por s’ka fare shqetësim dhe ka vijuar vaksinimi. Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.
Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët”, u shpreh Rama.



