Policia izolon fshatin Mbërs në Roskovec, pasi dy persona rezultuan pozitiv me Covid-19

Policia izolon fshatin Mbërs në Roskovec, pasi dy persona rezultuan pozitiv me Covid-19

Fshati Mbërs në Roskovec është vendosur në karantinim.

Pas apelit që bashkia bëri për vetizolim, ka njoftuar edhe autoritetet si ISHP dhe Policia e Shtetit.

Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje-daljet e fshatit Mbers duke bllokuar lëvizjen e banoreve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nen kontroll të rrepte të policisë.

Bashkia bëri thirrje një ditë më parë për vetëizolim, pasi një pjesë e mirë e banorëve ka patur kontakte me një çift bashkëshortësh të prekur nga koronavirusi.

Burrë e grua ishin kthyer nga Italia dhe kishin patur takime me bashkëshfatarët, ndaj edhe Bashkia u ka kërkuar që të vetëizolohen si masë ekstreme parandaluese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy