Avokatja Enea Biçaku sqaron procedurat ligjore për shitjen dhe dhurimin e pronës në Shqipëri, pa pasur probleme.
Për emisionin “Zgjohu me MCN” ajo shpjegoi se në momentin e parë që do bëhet një kontratë shitje apo dhurimi, qytetari duhet të marrë një dokument në Kadastër për të parë nëse prona është e bllokuar apo ka problematika të tjera.
Nëse një pronë është marrë me kredi, nuk mund të kryhet asnjë transaksion. Edhe kur shlyhet kredia, prona nuk rezulton ende e lirë.
Duhet të shkojë vetë qytetari pranë bankës dhe të provojë që prona është fshirjen në hipotekë, ndryshe prona rezulton e bllokuar dhe nuk mund të kryejë transaksione.
Në Kadastër nuk mund të marrësh informacion nëse nuk je bashkëpronar. Ndërsa kur doni të blini një provë, këtë informacion mund ta kërkojë noterja.
Legjislacioni shqiptar apo europian nuk e ka të përcaktuar se kujt mund t’i dhurohet një pronë.
Në momentin që dhurohet nga babai te fëmija, apo nga burri tek gruaja, për dhurimin e parë shmanget tatimi mbi të ardhurat në masën 15%.
Në momentin që njëri kryefamiljar ndërron jetë dhe nuk ka lënë testament, bëhet pjesëtimi i barabartë i pasurisë mes bashkëshortes dhe fëmijëve.



