Ja çfarë i pëlqen më shumë stafit të ambasadës amerikane, mes tyre rakia e rrushit dhe mikpritja

Ja çfarë i pëlqen më shumë stafit të ambasadës amerikane, mes tyre rakia e rrushit dhe mikpritja

Stafi i ambasadës amerikane që jeton dhe punojnë në Tiranë, i kanë përshëndetur shqiptarët me anë të një video, ku edhe listojnë 10 gjërat që pëlqejnë dhe ju bëjnë më shumë përshtypje në vendin tonë.

Stafi i ambasadës në këtë mesazh të veçantë falënderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet videos ku shfaqet i gjithë personeli amerikan, duket se janë të kënaqur nga jeta në vendin tonë.

Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por janë edhe të çmendur pas rakisë dhe ju bën shumë përshtypje trafiku i çmendur apo përshëndetja, “mirë, mirë, mirë?”.

Me pak humor por edhe shumë mirënjohje për mikpritjen shqiptare, stafi liston 10 gjërat që u lënë më së shumti mbresë, gjatë jetës në Shqipëri. 

1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi. 

2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’

3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare. 

4. Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve 

5. Perimet dhe frutat e freskëta 

6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja? 

7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundesh Lewis Hamilton. 

8 .Mikpritja e mrekullueshme shqiptare. 

9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë. 

10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy