Përmbytjet në Durrës/ 667 banorë të evakuuar, priten të zhvillohen 3 protesta (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës/ 667 banorë të evakuuar, priten të zhvillohen 3 protesta (VIDEO)

667 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Durrësin. 

 

Korrespondentja Ervina Garo tha se sot do të zhvillohen 3 protesta në Durrës kundër keqmenaxhimit dhe abuzimeve. 

 

Dalja e Erzenit ka prekur të gjitha njësitë administrative duke përmbytur tokat bujqësore dhe banesat.

 

Janë përmbytur fshatrat Erzen dhe Fllakë. 

 

Janë evakuuar 667 banorë. Kryeson Durrësi me 356 banorë, ndërsa pason Vadardha me 322 dhe Katundi i Ri me 73 banorë. 

 

Çarja e argjinaturës ka bërë që uji të vërshojë në banesa.  

 

Sot do të zhvillohen 3 protesta në Durrës. Një ka nisur mëngjesin e sotëm, ndërsa dy të tjerat priten në orën 18:00 dhe 20:00.

 Edhe ditën e djeshme ka pasur një protestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy