Aplikacioni Chat GPT është më i kërkuari në Google gjatë vitit të fundit. Ekspertët e IT thonë se pas inteligjencës artificiale shqiptarët kanë shumë interes për t’u njohur edhe me jetën e personazheve publike, ndërsa prindërit thonë se kërkojnë në internet informacione në lidhje me shëndetin e fëmijëve.



