Ekspertja e sigurisë ushqimore, Esmeralda Ballesha, thotë se në Shqipëri situata nuk është e mirë sa i takon sigurisë së produkteve që konsumojmë.
Ajo deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Shqipëria duhet të bëjë shumë investime që të arrijë të njëjtat standarde të Bashkimit Europian dhe pikërisht mungesa e standardeve, pengon eksportin e produkteve.
Sipas saj, sistemi i gjurmueshmërisë nuk funksionon për momentin.
Siguria ushqimore nuk është situatë aq e mirë, shto faktin që së shpejti po futemi në BE, por siguria ushqimore duhet të jetë një problematikë kombëtare. Brenda apo jashtë Bashkimit Europian, duhet të hamë ushqim të sigurt.
Kapitulli 12 i Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore nuk kishte bërë përparim. Sistemi i gjurmueshmërisë që nuk është vetëm AKU, duket se nuk funksionon për momentin. Jemi goxha larg standardeve të sigurisë ushqimore, kemi mungesë kapacitetesh, mungesë kontrolli në produktet ushqimore në pikat kufitare.
Produktet shtazore kanë nivel sigurie më të lartë se kanë problematika më të larta. Gjurmueshmëria është të vërtetojmë se nga vijnë produktet tona dhe a janë brenda normativave të Bashkimit Europian. Shqipëria duhet të bëjë shumë investime që të arrijë të njëjtat standarde të BE. Shpesh ka shumë panik për çfarë konsumojmë, për rastet e falsifikimit e etiketave duhet të flasë AKU.
Sigurisht që ka problematika pafund. Ka pasur raste për ndryshim të etiketës, qoftë për sigurinë e produktit dhe për elementët përbërës. Produktet me origjinë shtazore dhe nënproduktet e qumështit, duhen bërë testime laboratorike. Në Bashkimin Europian për shkak të standardeve të larta që ka, e kemi të pamundur të eksportojmë.



