Liceu Francez i Korçës do të rikthehet në vitin 2025

Liceu Francez i Korçës do të rikthehet në vitin 2025

Liceu Francez i Korçës do të rikthehet në vitin 2025.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga ambasadorja franceze në vendin tonë, Catherine Suard, e cila u shpreh se së shpejti në Korçë do të mbërrijë një grup ekspertësh për të diskutuar më në detaje lidhur me këtë nismë.

Liceu Francez i Korçës, një financim i qeverisë shqiptare, ka funksionuar plotësisht në vitet 1917-1939.

Ambasadorja franceze, Catherine Suard, u shpreh sot se nisma mund të marrë jetë në shtator.

Kryeministri Rama dhe Macron kanë pasur bisedime në lidhje me projektin e krijimit të Liceut Francez dhe ne shpresojmë ta arrijmë këtë gjë.

Në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të stutiuar terrenin dhe situatat dhe me shpresë mund ta realizojmë në shtator të vitit 2025.

Sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 2025, ambasadorja franceze nuk pranoi të prononcohet.

Unë nuk komentoj aktualitetin e politikës shqiptare, nuk mund të përgjigjem”, tha ajo.

Ambasadorja franceze ka zgjedhur të vizitojë Korçën në ditën e frankofonisë. Sipas saj, Korça është frankofonia në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy