Pas takimit me zv/ministren, mjekët: Nuk kemi dhënë dorëheqje, kërkojmë rregullimin e shërbimit

Pas takimit me zv/ministren, mjekët: Nuk kemi dhënë dorëheqje, kërkojmë rregullimin e shërbimit

Përfundon takimi me drejtuesit e QSUT dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas takimit shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, Edmond Zaimi, deklaroi se nuk kemi dhënë dorëheqje.

"Absolutisht jo, ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë e jona për të rregulluar problemet nëpërmjet Drejtorisë. Është puna e Drejtorisë më tej që do të zgjidhë problemet duke përforcuar të gjitha hallkat e sitemit. Por shpesh herë zgjidhja e këtyre problemeve dalin jashtë munedësive dhe kapaciteteve tona", theksoi shefi i urgjencës.

Mjeku Zaimi tha se shërbimi i Urgjencës përballet me fluks të madh pacientësh nga e gjithë Shqipëria që tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e personelit të këtij shërbimi.

"Situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë jo vetëm të Tiranës por nga gjithë Shqipëria. I kalon kapacitet e shërbimit tonë, shtohet me ngarkesë për personelin çka bën që edhe rreziku i gabimeve mjekësore të shtohet. Në të tilla kushte i gjithë stafi i Shërbimit të Urgjencës ka shkruajtur një tip peticioni për Drejtorinë e Urgjencës por që akoma nuk është dorëzuar në Drejtori dhe nuk është bërë akoma zyrtare me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Është një problem që ka ekzistuar por që thelluar së tepërmi këto ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësinë e punës nga ana jonë. Por janë probleme që do ti zgjidhim përmes njëri-tjetrit me forca tona të brendshme, gjithashtu duhet sensibilizuar ndoshta dhe opinionin publik", deklaroi mjeku Zaimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy