Koronavirusi/ Manastirliu inspekton Portin e Durrësit: Të rritet vigjilenca

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton Portin e Durrësit: Të rritet vigjilenca

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit.

Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës por edhe plotësimi I skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme. Nëse ka shenja dyshuese, telefonohet nr 127 që bën të gjithë kooordinimin e rasteve”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në portin e Durrësit.

Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e informacionit në kohë reale dhe vigjilencës së shtuar.

“Duhet të vijojmë të marrim masa në këtë situatë, madje me një vigjilencë të shtuar, që është shumë e rëndësishme në këto momente për verifikimin e të gjithë pasagjerëve edhe skedimin e tyre në këtë sistem që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Në pikat kufitare ajrore dhe detare, janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll të imtësishëm. Në vijim të masave të marra Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion autoambulanca të dedikuara në pikat kufitare. 

Sipas raportimeve të stafit mjekësore në Portin e Durrësit nuk ka pasur raste të temperaturave të lartë dhe mesatarisht rreth 400 udhëtarë në ditë informohen dhe këshillohen. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy