
Një tekst, një foto intime, një video e shpërndarë në të gjithë shoqërinë apo shkollën, apo një event ku fëmija është i paftuar mund të ndikojë negativisht në aspektin psikologjik të të rinjve. Përdorimi i internetit dhe rrjetet sociale luajnë një rol të madh te personaliteti i tyre, duke shkaktuar paqëndrueshëmëri, ankth, mërzitje dhe rebelim.
Këtu nis dhe shqetësimi i prindërve të cilët pëballen me një terren të panjohur për shkak të impulsivitetit të fëmijës së tyre dhe gjendjes emocionale që mund ti ketë përfshirë. por a është shkëputja nga internet, një vendim drastic apo një zgjidhje e përhershme dhe e mirë? Psikologët shpjegojnë se jo, pasi sipas tyre, një shkëputje graduale i ndihmon të rinjtë të kuptojnë errësirën ku kanë hyrë.
Ideja më e mirë e asaj se çfarë duhet të bëjnë prindërit është që të përfshihen në botën e fëmijës. Përpos pyetjes se çfarë kanë ngrenë, a kanë fjetur, kanë mësuar, psikologët këshillojnë që prindërit duhet ti pyesin fëmijët edhe se si ndjehen ata për rrjetet sociale.
Nëse fëmija juaj nuk ndihet i sigurt se si ndihet, më poshtë do gjeni disa këshilla se si t’i mbani rrjetet sociale pozitive për fëmijët tuaj-shprehen ata. Nëse shihni që fëmija juaj po ndjehet keq, këshilloni që të shkëputën nga rrjetet sociale për një kohë të shkurtër, në mënyrë që ti kushtojë më shume kohë vetes- është këshilla tjetër, e cila duhet ti bëjë fëmijët të kuptojë se jo gjithçka qe postohet në rrjete sociale është e vërtetë. Komunikimi me fëmijët, për ndjenjat e tyre dhe mendimet e tyre është hapi tjetër, icily nëse nuk jep zgjidhje, të orienton drejt specialistetit për të kërkuar ndihmë.



