Loreta Gjoni, pediatre tha në studion e MCN Informacion se gjatë periudhës së verës fëmijët preken më shumë nga interovirozat dhe rinovirozat.
Sipas Gjonit, një gabim që bëjnë zakonisht prindërit në verë është që i veshin më shumë sesa duhet fëmijët e vegjël.
Më të shprehura janë interovirozat dhe rinovirozat. Pra janë virozat e lidhura me traktin gastrointestinal që shoqërohet me diarre, të vjella dhe të përziera dhe virozat që shoqërohen me hundë dhe teshtitje.
Mbetet në gjykimin profesional dhe moral të mjekëve dhënia e një antibiotiku të caktuar. Prindi duke qenë se ka një det informacionesh na vijnë duke referuar një burim të caktuar dhe na thonë po kjo është virozë...
Një gabim që bëjnë prindërit zakonisht sidomos me bebet e vogla është gabimi i mbiveshjes.
Pastaj tek fëmijët më të rritur, duke qenë se prindërit përdorin kondicionerin pa kriter. Përdorimi i tyre ka disa kritere, duke nisur që nga gradimi që duhet të jetë 24-25 gradë.



