Studentët kërkojnë përfshirjen e tyre në paketën e dytë të rezistencës sociale. Për ta, tarifat e larta të shkollimit, çmimi i qirave dhe kostot e tjera të larta janë të papërballueshme.
Qeveria publikoi ditën e djeshme draftin e dytë për mbështetjen e qytetarëve, por në asnjë pikë të tij nuk përmendet ndonjë mbështetje për studentët. Ndërkohë në një intervistë për MCN eksperti i ekonomisë Ferjolt Ozuni tha se paketa është e pa plotë.



