BE: Dakord për një certifikatë vaksinimi antiCovid-19

BE: Dakord për një certifikatë vaksinimi antiCovid-19

Komisioni Europian është shprehu në favor të idesë së një certifikate vaksinimi kundër koronavirusit të ri, që duhet të njihet reciprokisht, deklaroi presidentja Ursula von der Leyen, në një intervistë me disa media portugeze, para vizitës së saj në Lisbonë.

“Është domosdoshmëri mjekësore të kesh një certifikatë vaksinimi. Unë mirëpres iniciativën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht”, shtoi ajo.

“Nëse kjo i jep përparësi ose akses, atëherë është një vendim politik dhe ligjor që duhet të diskutohet në nivelin europian”, shtoi Von Der Leyen.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, në të cilën përshkroi një propozim për një certifikatë standarde dixhitale të vaksinimit Covid-19.

Mitsotakis vuri në dukje se sigurimi i rivendosjes sa më të shpejtë të mundshme të lirisë së lëvizjes brenda BE, por edhe me vendet e treta “është, domosdoshmërisht, një përparësi themelore për të gjithë ne”.

Për këtë arsye, shtoi ai, Greqia ka lëvizur me shpejtësi dhe ka zbatuar procedura për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha ai, ishte krijimi i një modeli standard se si të strukturohet një certifikatë e tillë, e cila do të provojë se personi specifik është vaksinuar me sukses, tha ai në letrën e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy