Maturantët dalin të pakënaqur nga niveli i provimeve, paralajmërojnë protesta

Maturantët dalin të pakënaqur nga niveli i provimeve, paralajmërojnë protesta

Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, përkatësisht asaj të matematikës, ka ngjallur debate në mesin e maturavtëve të cilët janë shprehur se ishte shumë i vështirë.

 Lidhur me këtë, sot Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të mbajë një deklaratë për mediat në orën 11:00 për të dhënë detaje për provimin e Matematikës, i cili u diskutua shumë ditën e djeshme.

Poashtu ditën e sotme është paralajmëruar protestë nga ana e maturantëve në kundërshtim me tezën e provimit të fundit, ndërsa në vetëm 30 minuta, nisma ka marrë mbështetjen e dy mijë maturantëve.

“Nesër në orën 11:00 në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet një deklaratë për media në lidhje me detaje nga testi i Matematikës, në kuadër të Maturës Shtetërore.

Formati është i hapur edhe ndaj pyetjeve të kolegëve gazetarë. Mbrëmje të qetë!”, është shkruar në njoftimin e mbrëmshëm.

Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan ditën e djeshme provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës.

Ndërkohë më 15 qershor, të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës me zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy