29 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Peshkatarit dhe e Tropikëve

29 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Peshkatarit dhe e Tropikëve

Më 29 qershor shënohen dy data me rëndësi ndërkombëtare: Dita Ndërkombëtare e Tropikëve dhe Dita Ndërkombëtare e Peshkatarit.

 

Dita Ndërkombëtare e Tropikëve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen rajonet tropikale, si ndryshimet klimatike, varfëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm, si edhe për të vlerësuar pasurinë e tyre të jashtëzakonshme biologjike dhe kulturore.

 

Ndërkohë, Dita Ndërkombëtare e Peshkatarit i kushtohet komuniteteve të peshkatarëve dhe rëndësisë së peshkimit të qëndrueshëm për mbrojtjen e burimeve detare dhe sigurimin e jetesës së miliona njerëzve në mbarë botën.

 

Origjina e kësaj dite nuk është e dokumentuar zyrtarisht, por data 29 qershor lidhet me festën e Shën Pjetrit, një prej dymbëdhjetë apostujve, i cili para se të bëhej dishepull i Jezu Krishtit ishte peshkatar.

Për këtë arsye, ai nderohet në traditën e krishterë si shenjt mbrojtës i peshkatarëve.

 

Dita Ndërkombëtare e Peshkatarit festohet veçanërisht në vendet e rajonit të Karaibeve, ku organizohen aktivitete të ndryshme, si konferenca, ekspozita, gara sportive, regata dhe veprimtari kulturore që zgjasin për disa ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy