Rëfehet shoku i paralizuar, tregon ç’ndodhi atë natë kur vdiq Ation Zhitit

Rëfehet shoku i paralizuar, tregon ç’ndodhi atë natë kur vdiq Ation Zhitit

Më 20 dhjetor të vitit 2014, Ation Zhiti dhe Serxhio Mariniani po udhëtonin e motor nga Tirana  për në Durrës.

Për fat të keq, Ationi humbi jetën, ndërsa Serxhio nuk mund të ecë më për shkak se është paralizuar në të dyja këmbët. Atë, i riu po drejtonte motorin.

“Atë natë unë dhe Artioni ishim të vetmit që nuk kemi futur një pikë alkooli në bark”, rrëfen Serxhio i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan.

“Po iknim në Durrës për të parë lindjen e diellit. Kishim aq energji sa mund të shkonim. Për një ‘check in’, për një gjë shumë të thjesht”, shtoi ai.

Serxhio tregon se nga momenti i përplasjes nuk mban mend më asgjë deri në çastin e zgjimit nga koma.

I riu pati një rikuperim të vështirë dhe kjo u arrit vetëm falë ndihmës së specializuar në Gjermani, pasi për mjekët e Spitalit Ushtarak ishte “i vdekur”.

“Te ushtaraku mi prenë shpresat, babi u përpoq me të gjitha forcat që të merrte leje që si arrestuar të dërgohesha në Gjermani”, u shpreh Serxhio.

Ai sot lëviz me karrocë me rrota, ndërsa një ditë shpreson që të ecë sërish me këmbët e tij. Por, për këtë duhet të presë minimumi 10 vite.

“Minimumi 10 vjet do të jem në karrocë me rrota. Mjeku tha 10 vjet duke më lënë një fije shpresë. Kur mora vesh për punën e Ationit nuk kam bërë asnjë zë të vogël për punën e të ecurit”, thotë Serxhio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy