Manastirliu firmos marrëveshjen me ambasadorin japonez për blerjen e pajisjeve mjekësore

Manastirliu firmos marrëveshjen me ambasadorin japonez për blerjen e pajisjeve mjekësore

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar sot me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se se marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.

'E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë', shkruan ministrja.

Gjithashtu në marrëveshje është parashikuar që të ofrohen shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy