Flas me veten herë pas here, është ngarkesa e punës ndoshta, apo mosha. Nuk kanë qenë të rralla herët që e kam kapur veten duke kritikuar veten. Flas shumë me veten.
Më së pari flas shumë me veten, i kërkoj shumë vetes, kërkoj perfeksionin edhe pse ndoshta nuk e arrij atë. Për t'i dhënë kuptim a është e duhura kjo që po bën.
Është ky rrëfimi i bërë nga gazetari Denis Dyrnjaja për emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, teksa kujton se veten e ka ndërtuar vetë nga pikëpamja profesionale.
Gazetari tregon se rininë e ka ndarë mes epokës së diktaturës dhe demokracisë.
Kam qenë në hapat e para të demokracisë, i kam përjetuar dhe prekur dy epokat. Aroma e lirisë është fantastike, e paimagjinueshme.
Nëse ka një moment që do ktheja kokën pas dhe do e ndryshoja, është për profesionin.
Kam mbaruar për drejtësi kam pasur shumë dëshirë të bëhesha prokuror, e kisha shumë pasion kriminalistikët dhe lëndët që përbënin të drejtën penale.
Kam një lloj pengu, ka qenë një dyjëzim i momentit nëse duhet ta vazhdoja këtë profesion, apo duhet të merrja këtë profesion që u investova dhe gëzoj edhe sot prej 25 vitesh.
Ky ka qenë pengu, si do isha si prokuror, si njeri i drejtësisë.
Ndër të tjera ai thotë se nuk ka frikë nga asgjë, madje as nga vdekja, por se është i fiksuar pas shëndetit dhe ky fiksim i është shtuar pas problemeve të rënda shëndetësore që kanë kaluar prindërit e tij.
Dyrnjaja zbuloi se ka kulturë muzikore përtej normales, i bie firzamonikës dhe pak pianos.
Lidhur me drejtimin e MCN Radio, ai tha se qëllim kryesor është që radio të jetë e dëgjueshme dhe jo e dhunshme, e bezdisshme
Ne imponohemi të publiku me produkte që nuk janë të mirëpritura apo nuk kanë efektivitetin e nevojshëm.
Radio duhet të jetë funksionale dhe jo e bezdisshme, duhet të jetë shoqëruese e rrugës tënde. E bën dot shoqëruese... Nëse ke arritur këtë mision, radio është e kryer.



