Kartat e identitetit që skadojnë këtë vit, mund të përdoren deri në fund të gjendjes së epidemisë

Kartat e identitetit që skadojnë këtë vit, mund të përdoren deri në fund të gjendjes së epidemisë

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit që skadojnë brenda vitit 2020, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Këshilli i Ministrave miratoi një shtesë në ligjin për “Letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”. Në vendimin e marrë nga qeveria theksohet se shtetasit shqiptarë që kanë në posedim letërnjoftim ID (karta identiteti) që skadojnë brenda vitit 2020, do të kenë mundësi të përdorin këtë letërnjoftime dhe përtej këtij afati, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.” Ky akt normativ hyn menjëherë në fuqi.

Një javë më parë qeveria shqiptare ndërmori një hap të ngjashëm dhe me pasaportat biometrike, duke i ardhur në ndihmë kështu qytetarëve shqiptarë.  Në rastin e pasaportave vlefshmëria e pasaportave, që skadojnë brenda vitit 2020, do jenë të vlefshme deri në 31 dhjetor të vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy