Sezoni turistik, devijohet trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz

Sezoni turistik, devijohet trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë e Shtetit do të bëjnë devijim të përkohshëm trafiku për mjetet e rënda në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz.

Me qëllim disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik veror, duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve, do të bëhet një devijim i përkohshëm i qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.5 T nga Fushë Mamurrasi në kryqëzimin e Luzit sipas skemës së treguar më poshtë:

-Ky devijim do të fillojë ditën e premte datë 19.05.2023, përgjatë orarit 06:00–20:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit veror.

-Janë marrë të gjitha masat sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe për vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve lidhur me këtë devijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy