
Pas ngjarjes së rëndë ndodhi pasditen e datës 28 nëntor ku një 12-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën ku ajo jetonte në fshatin Dervician, Bashkia e Dropullit ka vendosur t’i japë familjes së viktimës një shumë parash.
Ndihma ekonomike e dhënë nga buxheti i bashkisë është 1 milionë lekë të reja, e cila i jepet familjes së Irakli Ndricos. Gjithashtu, Bashkia e Dropullit do të nisë rindërtimin e shtëpisë që u dogj nga zjarri.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në momentin kur në fshatin Drevician kishte mungesë energjie elektrike, dhe fa,ilja Ndrico kishte ndezur një qiri. Kjo mjaftoi që banesa e tyre të përfshihej nga flakët dhe të ndodhte tragjedia.



