Covid-19/ Japonia miraton paketën ekonomike më të madhe në botë, plot 20% të GDP-së

Covid-19/ Japonia miraton paketën ekonomike më të madhe në botë, plot 20% të GDP-së

Kryeministri japonez Shinzo Abe shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar koronavirusin në qendrat kryesore dhe zbuloi një paketë stimuluese që ai e përshkroi si ndër më të mëdhatë në botë për të zbutur goditjen ekonomike.

 Abe njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme që shënjestroi kryeqytetin Tokio dhe gjashtë prefektura të tjera, që përbëjnë rreth 44% të popullsisë së Japonisë, për një periudhë rreth një muaj.

Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, sepse kemi gjykuar se një përhapje e shpejtë e Coronavirusit në mbarë vendin do të kishte një ndikim të madh mbi jetën dhe ekonominë”, u shpreh ai.

Kabineti i tij do të përfundojë gjithashtu paketën stimuluese me vlerë 108 trilionë jen (990 miliardë dollarë) e barabartë me 20% të prodhimit ekonomik të Japonisë, për të qetësuar ndikimin e epidemisë në ekonominë e tretë më të madhe në botë.

Kjo tejkalon 11% të prodhimit amerikan për paketën stimuluese të paraqitur nga Presidenti Donald Trump dhe 5% e prodhimit për paketën e Gjermanisë.

Abe tha se shpenzimet e drejtpërdrejta fiskale do të arrinin në 39 trilion jen, ose 7% të ekonomisë, më shumë se dyfishi i shumës që Japonia shpenzoi pas rënies në vitin 2008 të Lehman Brothers.

Rastet me Coronavirus në Tokio më shumë se janë dyfishuar në rreth 1200 persona javën e kaluar, me më shumë se 80 raste të reja raportuara të martën, duke përbërë numrin më të madh në vend. Në mbarë vendin, rastet e prekura janë ngjitur në 4,000 me 93 vdekje që nga e hëna.

Abe ka theksuar se gjendja e jashtëzakonshme do të luftohet së shpejti me vendosjen e një izolimi zyrtar siç shihet në vendet e tjera. Emergjenca i jep qeveritarëve autorizimin që t’u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe bizneseve që të mbyllen.

Pa penalitete për injorimin e kërkesave në shumicën e rasteve, përmbarimi do të mbështetet më shumë në presion dhe respektimin e autoritetit.

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike tha se qyteti ishte në bisedime me qeverinë qendrore për të vendosur se cilat lloje biznesesh do të mbyllen ose zvogëlojnë orarin e punës, ndërsa përsëriti se nuk do të kishte kufizime në blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy