Rasti i vajzës me sindromën Down, në një shkollë fillore në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, që përmes një peticioni të prindërve të klasës, bëri që rasti të gjykohet në mënyra të ndryshme.
Së fundmi si një përkrahje për nxënësen Ëmbla, është presidenti Pandarovski, i cili shoqëroi vajzën në klasë.
Zenel Miftari, gazetar në Maqedoninë e Veriut, tha për MCN, se rasti nxori në pah, mungesën e asistentëve profesional të personave me aftësi ndryshe, në shkollat maqedonase.
E gjitha zuri fill me një status të prindrit të vajzës që lajmëruan se prindrit e klasës së nxënësve kishin kërkuar që Ëmbla të përjashtohej nga klasa me pretendimet se është agresive. Nga insitucionet është trajtuar me seriozitet rasti dhe disa institucione kanë kerkuar edhe përjashtimin e drejtorit të shkollës në Gostivar. E gjithë kjo ka treguar se lidhur me personat me atësi ndryshe, duhet të ketë një asistencë profesionale me asistent të profesionit nëpër shkollat në Maqedoni.



