Shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollor nga Shqipëria/ Shahini: Nuk ishte përpjekje e lehtë

Shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollor nga Shqipëria/ Shahini: Nuk ishte përpjekje e lehtë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka deklaruar se pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollor nga Shqipëria.

“Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, u shpreh Shahini ndërsa theksoi se ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore.

“Besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim. Komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij”, u shpreh ministrja Shahini.

Ministrja vlerësoi edhe ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për angazhimin dhe kontributin për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy