Analisti Ylli Rakipi thotë se një tjetër rimbyllje për shkak të koronavirusit do të ishte vrastare për popullin shqiptar. I ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në ‘TvT’ Rakipit hotë se Shqipëria e mbylli kapitellun COVID-19 ende pa nisur, ndërkohë që tani pandemia po bën kërdinë e vërtetë.
“Një shkrimtar i famshëm italian ka një vepër Shkretërira e Tartarëve. Ata shkruan të gjithë duke pritur armikun. Prit e prit dhe ku e lanë luftën armiku erdhi. Dhe Edi Rama na mbylli dhe na tha iu shpëtova. Koronavirusin e vrava. Mirëpo ndodhi si te libri se erdhi koronavirusi dhe ne jemi dorëzuar. Rama tani nuk është asgjëkundi. Po e mbylli vendin tani të dy mbesin pa bukë. Si shqiptarët ashtu edhe vetë Rama,”- deklaroi Rakipi.
Së fundmi ka patur edhe deklarat nga personazhë publike të cilët thonë se koronavirusi nuk ezkiston. Për këtë Rakipi thotë se deklarata të tilla duhet të dënohen, pasi njerëzit po i marrin seriozisht.
“Ligji është vendosur por nuk e zbaton njeri. Në kohë krizash zgjohen të gjithë kategoritë e llojeve të njerzëve. Këto teoritë e konsipracionit kanë ndikuar fuqishëm sepse amerikanët thanë edhe nëse del vaksina nuk e bëjnë, sepse kanë frikë,”-tha ai.



