9 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Arkivave

9 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Arkivave

Më 9 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Arkivave.

 Kjo datë është vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave (ICA) për të përkujtuar themelimin e këtij institucioni në vitin 1948 dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve historike.

 

Në vitin 2007, 9 qershori u shpall zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e Arkivave. Kjo ditë shërben si një përkujtesë e përvitshme e 9 qershorit 1948, kur, nën kujdesin e UNESCO-s, u krijua Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave.

 

Arkivat e para mendohet të jenë krijuar rreth 4000 vite para erës sonë nga qytetërimi sumerian, me qëllim kryesor dokumentimin dhe administrimin e veprimtarisë së qeverisjes së kohës.

 

Nga pikëpamja juridike, arkivat janë institucione shtetërore dhe joshtetërore të specializuara në mbledhjen, administrimin, ruajtjen dhe shërbimin e pasurisë arkivore. Këto institucione mbrohen dhe garantohen nga shteti. 

Në ditët e sotme, çdo institucion shtetëror, por edhe shumë institucione të tjera, kanë në strukturën e tyre zyrën e sekretari-arkivit.

 

Në Shqipëri, më 21 gusht 1949 u krijua Arkivi i Shtetit Shqiptar, si pjesë e Institutit të Shkencave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy