
20 Nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”.
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shënoi 20 nëntorin si Ditën Botërore të fëmijëve, që ka për qëllim të sigurojë mirëqenie për të gjithë fëmijët në botë dhe t’i rikujtojë të rriturit se fëmijët, si anëtarë të barabartë të çdo shoqërie, kanë të drejtat e tyre dhe ato duhet të respektohen.
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1959 e miratoi Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve.
Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur. Gjithashtu të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.
Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.



