Shumë punonjës të Call Center-ave e vijojnë punën nga shtëpia. Kjo ka bërë që kostot të bien mbi vetë punonjësit.
Tonin Preçi, kreu i sindikatës "Solidariteti" me fokus këtë sektor, thotë se operatorët telefonikë ndeshen me problematika të shtuara që ka ndikuar në të ardhurat e këtij sektori.



