Matura Shtetërore 2025/ Sot, rreth 27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Matura Shtetërore 2025/ Sot, rreth 27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Testimi do të zhvillohet në shkolla që përmbushin kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Pas këtij provimi, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 17 qershor dhe më pas Provimit me Zgjedhje më 24 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy