Në vend që të përmirësonte situatën në zonat e mbrojtura, ndarja e kompentencave mes Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Bujqësisë, la hapësira për abuzime. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur drejtues të Forumit të Liqenit të Shkodrës, të cilët organizuan një takim me shoqatat mjedisore dhe institucionet e këtij sektori.



