
Gjermania i dhuroi Shqipërisë 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi se zëvendësambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Jannis von Oy i dorëzoi sot 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19, zëvendësministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini.
Ambasada nënvizon se, këto teste do të përdoren në qendrat shëndetësore në Shqipëri.
Ambasada shton se, me këtë mbështetje, Gjermania po jep në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor një mbështetje të drejtpërdrejtë në luftën kundër pandemisë.
“Së bashku kundër koronavirusit-36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19 u dorëzuan sot nga zëvendësambasadori Jannis von Oy zëvendësministres së Shëndetësisë Eugena Tomini. Me këtë mbështetje, Gjermania po jep në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor një mbështetje të drejtpërdrejtë në luftën kundër pandemisë. Vetëm së bashku mund ta mposhtim virusin!”, shprehet ambasada e Gjermanisë në Tiranë.




