Në studion e MCN Informacion, Robert Gajda, ekspert për të drejtat e njeriut; dhe Drita Avdyl, kryetare e Dhomës së Ndërmjetësimit diskutuan lidhur me ngacmimet seksuale në vendin e punës. Gajda u shpreh se parandalimi mbetet shumë i rëndësishëm. Ndërsa Avdyli u shpreh se vendosja e kufijve që në fillim është një element i fortë parandalues.
Robert Gajda
Vështirësia për ta provuar është shumë e madhe. Është një situatë ku ndodhen të pranishëm vetëm mjeku dhe pacienti.
Duhet marrë në konsideratë fakti që denoncohet. Sepse kjo përbën një nga problemet kryesore. Shpesh denoncime të tilla nuk merren seriozisht. Nëse eventualisht ka edhe raste të tjera, kjo shërben si indicie. Por në thelb këto janë çështje të vështira për t’u trajtuar. Duhet pasur parasysh se ngacmimi seksual është një sjellje e përsëritur.
Ne nuk kemi rregulla të detajuara si denconcohet një çështje e tillë, kush e trajton, si do të ndiqet? Departamentet e burimeve njerëzore duhet të jenë të trajnuara që këto raste të zgjidhen.
Ne mbetemi një shoqëri me mbeturina të forta patriarkale, që është e mbyllur. Është e rëndësishme që në radhë të parë të informojmë dhe të përpiqemi të parandalojmë.
Drita Avdyli
Mund të ketë raste të keqpërdorura. Ky është një mjek që rri në punë përtej moshës së pensionit.
Ngacmimi seksual nuk është shaka. Konsiderohet sjellje e ndaluar në marrëdhëniet e punës. Çdo person ka të drejtën të reagojë në lidhje me ngacmimet. Para së gjithash të vendosen kufij, t’i tregohet vendi tjetrit. Pra personi që ngacmohet duhet të dijë si të sillet.
Në shumë raste kjo përdoret kur janë në marrëdhënie pune. Pra, parandalimi ndodh që në fillim. Çdo njeri e kupton ngacmimin dhe duhet menjëherë të tregojë qëndrimin e tij. Nëse e bën të qartë këtë, edhe ai tjetri mund të tërhiqet. Por nëse ti jep sinjale që ke qejf vetë, ndryshon puna.



