Ditën e premte, 2 tetor, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët në Tiranë.
Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë mbledhjen e dy qeverive, por vetëm konferencën për shtyp.
Sipas axhendës, mbërritja e delegacionit të qeverisë së Kosovës parashikohet të jetë në orën 11:00, ndërsa 30 minuta më vonë pritet të nisë dhe mbledhja.
Punimet e kësaj mbledhje, e cila do të jetë e pesta në radhë prej vitit 2014, do të zhvillohen në hollin e ish-Pallatit të Kongreseve.
Sipas programit mbledhja pritet të zgjasë më pak se dy orë dhe në orën 13:00 dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.
Agjenda e plotë e mbledhjes së dy qeverive:
11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)



