Kina pezullon marrëveshjen e ekstradimit me SHBA, Britaninë, Kanadanë dhe Australinë

Kina pezullon marrëveshjen e ekstradimit me SHBA, Britaninë, Kanadanë dhe Australinë

Me miratimin e ligjit të ri të sigurisë në Hong Kong, vendet si SHBA-ja, Britania, Kanadaja dhe Australia kanë marrë disa masa në formë ndëshkimi ndaj Pekinit.

Këto shtete kanë vendosur të pezullojnë marrëveshjen e ekstradimit me Hong Kongun.

Mirëpo, Kina nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht kritikave të shumta.

Përkundrazi, si kundërpërgjigje Kina vendosi të njëjtën gjë, pezulloj çdo marrëveshje për ekstradim me këto vende.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Wang Wenbin, deklaroi se ky është një veprim i gabuar nga ana e këtyre shteteve për të politizuar situatën dhe për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në vend.

Edhe qeveria e Zelandës së Re të martën njoftoi se do të pezullojë marrëveshjen e ekstradimit me Hong Kongun.

Masa e Pekinit për të aprovuar ligjin e shumë diskutuar për sigurinë në Hong Kong, ngjalli një vale kritikash dhe diskutimesh në shumë vende të botës.

Ekspertët ligjorë deklaruan se ligji i Kinës për sigurinë kombëtare kundër Hong Kong-ut, do të ndryshonte rrënjësisht sistemin juridik të atij territori. Sipas tyre, ligji i jepte Pekinit, fuqi që nuk i kishte pasur kurrë më parë në Hong Kong.

Miratimi i këtij ligji ngjalli protesta të dhunshme, ku shumë aktivistë dhe studentë u përleshën prej disa ditësh me forcat policore.

Protestuesit argumentonin se një ligj i tillë shkel liritë dhe autonominë që kishte Hong Kongu.

Ligji parashikon gjithashtu se kur është e nevojshme, organet përkatëse të sigurisë kombëtare të Kinës do të krijojnë agjenci në Hong Kong për të përmbushur detyrat përkatëse.

Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin një shtet, dy sisteme. Sipas këtij parimi, territori ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij, ndërsa Pekini ruan kontrollin mbi çështjet e jashtme e ato të mbrojtjes./Politico.eu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy