“Bumi i turizmit në Shqipëri dhe, lufta për të ardhmen e lumit Vjosa”. Kështu e nis shkrimin France 24 teksa ngre shqetësimin për devijimin e lumit Shushica, një degë e lumit Vjosa që po vihet në funksion të një projekti për Ujësjellësin e Himarës.
France 24 sjell në vëmendje qëndrimin e aktivistëve, që e kanë cilësuar projektin një rrezik për ndryshimin e ekosistemit

Megjithatë, problemi sipas këtij shkrimi nuk është vetëm i natyrës ambientaliste, duke nënvizuar edhe thirrjen e banorëve të fshatrave buzë rrjedhës se me një ndërhyrje të tillë ata mbeten pa ujë, duke rrezikuar mbijetesën dhe për rrjedhojë nevojën për zhvendosje.



