Shqipëria është përmirësuar dhe është renditur në vendin e 71-t në Indeksin e Zhvillimit të Njeriut.
Sipas një raporti të publikuar nga Kombet e Bashkuara vlera e HDI-së për Shqipërinë në vitin 2023 është 0.810, që e rendit vendin në pozicionin e 71-të nga 193 vende në total.
Me këtë renditje Shqipëria është klasifikuar në grupin e vendeve me “zhvillim shumë të lartë”.
Sipas raportit, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri ka arritur në 79.6 vjet, vitet mesatare të shkollimit janë 10.2, ndërsa vitet e pritura të shkollimit 15.2. Të ardhurat kombëtare bruto për frymë, të llogaritura me fuqinë blerëse, arrijnë në 17,26 dollarë.
UNDP vlerëson se pavarësisht përmirësimeve, pabarazitë në të ardhura, jetëgjatësi dhe arsim e ulin indeksin real në rreth 0.750.
Indeksi i Pabarazisë Gjinore (GII) për vitin 2023 është 0,107, duke renditur Shqipërinë në vendin e 35-të nga 172 vende.
Ky raport nxjerr se në vitin 2023, HDI për femrat në Shqipëri është 0,794, ndërsa për meshkujt 0,824.
Treguesi i Varfërisë Shumëdimensionale për 2023 është 0,003.
Vlera e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë në vitin 2022 ka qenë 0.789 dhe e rendiste Shqipërinë në vendin e 74-t.



