“Kemi ilaçin që parandalon pandeminë”

“Kemi ilaçin që parandalon pandeminë”

Një grup shkencëtarësh të Universitetit  të Pekinit në Kinë pretendojnë se kanë zhvilluar një ilaç që mund të parandalojë pandeminë e koronavirusit.

Ata thanë se ky ilaç që po testohet ka tregur se jo vetëm shkurton kohën e shërimit tek pacientët e infektuar me Covid-19, por edhe arrin të të mbrojë për një periudhë të shkurtër nga virusi.

Një prej tyre, Sunney Xie tha për AFP se ilaçi ka qenë i suksesshëm në fazën e testimit te kafshët.

Kur injektuam antitrupa neutralizues në minj të infektuar, kuptuam se pas pesë ditësh ngarkesa virale u zvogëlua”, tha Xie.

Sipas saj, ky ilaç i mundshëm, mund të ketë efekt pozitiv tek personat e infektuar.

Mësohet se ilaçi përdor antitrupa neutralizues, të prodhuara nga sistemi imunitar i njeriut për të parandaluar virusin që mund të infektojë qelizat.

Studimi u botua në revistën shkencore “Cell” dhe sugjeron përdorimin e antitrupave si një “kurë” e mundshme për sëmundjen, duke shkurtuar gjithashtu edhe kohën e shërimit.

Kujtojmë se pas shfaqjes në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy