Pedonalja përgjatë vijës bregdetare në zonën e plazhit të Golemit është dëmtuar në disa segmente.
Pllakat janë çarë dhe në disa pjesë janë zhvendosur nga vendi, duke krijuar sipërfaqe të pabarabartë dhe të rrezikshme për kalimtarët.
Zona është një nga hapësirat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik, por gjendja aktuale e pedonales kërkon ndërhyrje të menjëhershme për riparim dhe stabilizim të terrenit.



