Paulina Çakalli, bashkëthemeluese e BSIDES TIRANA, foli në studion e MCN për sigurinë e të dhënave dhe strategjitë për t’iu shmangur mashtrimeve online.

Sado të përmirësohemi, ekziston risku që çdo gjë të vidhet. Është përmirësuar dhe ka vigjilencë nga institucionet. Edhe bizneset në bazë të kësaj eksperience e kanë rritur vigjilencën.

Ka shumë sulme, por scam-et nëpërmjet rrjeteve sociale, tekstet, etj. nëse dikush të nis një mesazh dhe aty ka një link ku të kërkohet të klikosh, atëherë merr akses. Ne jetojmë në një botë ku teknologjia ka avancuar.

Duhet të mendojmë edhe për ata individë që nuk e kanë njohurinë e duhur për të përdorur sistemet dhe çojnë të dhënat e tyre në çdo zyrë.

Nëse ti si individ nuk ke dijeni mbi botë digjitale, duhet të jetë një institucion shtetëror që ta ndihmojë për një certifikatë ose vërtetim pensioni. Moshat e reja e kanë më të lehtë dhe e kuptojnë më shpejt si të mbrohen.

Çakalli u ndal edhe te aktiviteti që Bsides Tirana do të mbajë këtë fundjavë në Tiranë.

Është një frameëork konferencash, në disa vende të botës. Ne kishim dëshirë ta sillnim në Shqipëri. Ne u larguam për mundësi më të mira. Pasioni dhe dëshira për Besides nisi në 2028-2019, por ndodhi pandemia. E sollëm për herë të parë në 2022. Është një konferencë me fokus teknik. Kjo është për t’u dhënë mundësi atyre që janë shumë të aftë dhe nuk e kanë mundësinë ta shfaqin talentin e vet. Ne nuk kishim eksperienca në këtë fushë. Tematikat që do të trajojmë përfshijnë të gjitha aspektet e teknologjisë së informacionit. Çdokush mund të vijë, është pa kosto. Mund të na bashkoheni, më 2 shtator te Pallati i Kongreseve, nga 9:00-17:00.