Kosovë, 82 raste të reja koronavirusi në 24 orë

Kosovë, 82 raste të reja koronavirusi në 24 orë

Shënohet një rënie e lehtë e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë në krahasim me 24 orë më parë. 82 raste të reja janë regjistruar të premten bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rezultati ka dalë nga testimi i 456 mostrave.

Numri më i madh i rasteve është në Prishtinë, ku janë regjistruar 41 raste të reja. Pasojnë komuna e Gjakovës me 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Të premten janë shëruar shtatë pacientë. Në total numri i të shëruarve shkon në 980.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë testuar 2 0662 persona të dyshuar.

Prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1 998. Numri i rasteve aktive është 984, ndërsa deri tani janë 34 persona kanë vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy