
Nga dje nisën për herë të parë fluturimet direkte Tiranë-Dubai, një destinacion i frekuentuar shpesh gjatë pandemisë apo pushimeve dimërore nga influencuesit apo persona të një statusi mbi mesataren.
Avioni I parë u nis nga Dubai International (DXB) në 09:44, në orë lokale dhe arriti në Tiranë në 13:35 në orë lokale, sipas njoftimit të ‘Tirana International Airport’.
“flydubai” do të shërbejë këtë itinerar me dy fluturime në javë, të enjteve dhe të dielave.
Dhe sa kushtojnë biletat?
Nëse kërkoni për një biletë në faqen zyrtare të “flydubai”, do të rezultojë se çmimi i biletës në një drejtim është të paktën rreth 274 euro (që nuk lejon as riskedulim dhe as anulim), ndërsa vajtje-ardhje rreth 480 euro.
Nuk ka ndryshime të çmimeve nga një muaj në tjetrin.



