
Pedagogët njoftojnë vijimin e protestave dhe bojkotin e pjesshëm në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.
Në një komunikim me mediat ditën e sotme, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, shkoi më tej duke paralajmëruar edhe bojkotin e sezonit të provimeve në shkurt.
Sindikata është e interesuar për nomalizimin e jetës akademike vendos vazhdimin e protestave në të gjitha format deri në zgjidhjen e kërkesave por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor.
Protesta kombëtare e radhës nesër 8 nëntor. Nuk është tërheqje nga bojkoti por ka mendim të gjerë që duhet të vijojë procesi i ezaurimit të të gjitha etapave.
Vendosmëria e atyre që do hynin ne grevë u ballafaqua me një presion të jashtëzakonshëm, ndaj sindikata vendosi ta pezullojë përkohësisht.
Presioni ka nisur që nga Kryeministri me intimidime. Është një variant i mundshëm bojkotimi i provimeve të sezonit në shkurt nëse deri atëherë qeveria nuk realizon kërkesat tona.
Ai vijoi duke thënë se tre universitete kanë premtuar se do të miratojnë rritjen e pagave me 8%.



