
Ministria e Shëndetësisë raporton këtë të mërkurë se 58 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu, nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Sipas të dhënave zyrtare, janë 260 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,182 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki:
34 në Tiranë, 5 në Shkodër, Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Gjirokastër, 1 në Durrës, Kamëz, Lushnje, Patos, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.
Statistika (24 Maj 2022)
Raste të reja ditore 58
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 904
Testime totale 1,824,414
Raste pozitive 275,939
Raste të shëruara 272,182
Raste Aktive 260
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 165
Korçë 18
Gjirokastër 15
Vlorë 14
Shkodër 13
Fier 13
Elbasan 9
Lezhë 6
Durrës 3
Dibër 2
Berat 2



